Botë

Gjermania alarmohet për stuhi të forta, rrezik për tornado

Foto: AP
 

Shërbimi meteorologjik kombëtar i Gjermanisë paralajmëroi të enjten se perëndimi i vendit mund të përballet me stuhi të forta duke filluar më vonë gjatë ditës dhe të premten, me mundësi për tornado, raportoi AP.

Shërbimi parashikoi reshje të dendura dhe breshër në perëndim dhe veriperëndim të Gjermanisë, me disa zona që do të përballen me erëra të forta.