Talebanët kanë urdhëruar prezantueset gra të televizioneve afgane ta mbulojnë fytyrën kur janë në transmetim, raportoi BBC të enjten.
Vendimi vjen dy javë pasi të gjitha gratë u urdhëruan të veshin burkan në publik, ose do të ndëshkohen nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Kufizimet për gratë po shtrëngohen – ato janë ndaluar të udhëtojnë pa përcjelljen e të afërmve burra dhe shkollat e mesme janë mbyllur për vajzat.
Dekreti i fundit po kritikohet ashpër në Twitter duke e quajtur atë një hap tjetër nga talebanët që ta promovojnë terrorizmin.
“Bota vendos maska për t’i mbrojtur njerëzit nga COVID-i. Talebanët vendosin maska për t’i mbrojtur njerëzit që t’i shohin fytyrat e grave gazetare. Për talebanët, gratë janë një sëmundje”, shkroi një aktivist.
Kanali I lajmeve Shamshad postoi një fotografi të prezantueses me maskë dhe imazhe të ngjashme po shpërndahen në rrjetet sociale.
© KOHA.