Është gjetur trupi i të riut kroat Matej Perish që ishte zhdukur në Beograd më 31 dhjetor të vitit të kaluar, raporton Index.hr.
Trupi është gjetur në lumin Danub, ndërsa shkaku i vdekjes, siç është raportuar është mbytja në ujë.
Do të bëhen analiza toksikologjike, por duhet disa javë.
Trupi është nxjerrë të mërkurën mbrëma rreth orës 21:00 te vendi i quajtur Ada Huja.
Prokuroria e Beogradit urdhëroi të bëhej analiza e ADN-së dhe është konstatuar se trupi i gjetur është i Matej Perishit 26-vjeçar.
“Sipas gjetjeve paraprake të autopsisë, vdekja ka qenë e padhunshme. Nga momenti i zhdukjes së shtetasit kroat, Ministria e Brendshme është vënë në kërkim intensiv për gjetjen e tij dhe ka marrë gjitha masat për zbulimin e fakteve”, është thënë nga Policia e Serbisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.