Botë

Kamera e mjekes së zhdukur dëshmon tmerret e Mariupolit

Taira e mori kamerën e trupit në vitin 2021 për të filmuar një seri dokumentarësh të Netflixit mbi figurat frymëzuese të prodhuara nga Princi Harry i Britanisë, i cili themeloi “Invictus Games”. Por kur forcat ruse pushtuan vendin, ajo e përdori për të xhiruar skena të civilëve dhe ushtarëve të plagosur

Një mjeke e njohur ukrainase e xhiroi kohën e saj në Mariupol në një kartë të vogël të të dhënave, duke ia kontrabanduar botës në një tampon. Tani ajo është në duart ruse, në një kohë kur vetë Mariupol është në prag të rënies.

 

Duke përdorur një kamerë trupi, Taira regjistroi 256 gigabajt të përpjekjeve të furishme të ekipit të saj gjatë dy javëve për të ringjallur njerëzit nga pragu i vdekjes. Ajo ia dorëzoi klipet rrëqethëse një ekipi të “Associated Pressit”, gazetarët e fundit ndërkombëtarë në qytetin ukrainas të Mariupolit, teksa u larguan me një kolonë të rrallë humanitare. Ushtarët rusë kapën Tairën dhe shoferin e saj të nesërmen, më 16 mars, një nga shumë personat e zhdukur në zonat e Ukrainës që tani kontrollohen nga Rusia

Një mjeke e njohur ukrainase e xhiroi kohën e saj në Mariupol në një kartë të vogël të të dhënave, duke ia kontrabanduar botës në një tampon. Tani ajo është në duart ruse, në një kohë kur vetë Mariupol është në prag të rënies.

Yuliia Paievska njihet në Ukrainë si Taira, pseudonimi që zgjodhi nga videoloja “World of Warcraft”. Duke përdorur një kamerë trupi, Taira regjistroi 256 gigabajt të përpjekjeve të furishme të ekipit të saj gjatë dy javëve për të ringjallur njerëzit nga pragu i vdekjes. Ajo ia dorëzoi klipet rrëqethëse një ekipi të “Associated Pressit”, gazetarët e fundit ndërkombëtarë në qytetin ukrainas të Mariupolit, teksa u larguan me një kolonë të rrallë humanitare.