Botë

Bideni mbërrin të premten në Korenë Jugore nën frikën e raketave bërthamore të Koresë Veriore

Foto: AP
 

Presidenti amerikan, Joe Biden mbërrin të premten në Korenë Jugore në një mision për të riafirmuar një aleancë kyçe në një moment të pasigurt në Azinë Lindore, raporton CNN.

Edhe pse lufta në Ukrainë ka preokupuar Washingtonin dhe ka zënë gjysmën e parë të ditës së Bidenit përpara se të nisej për në Azi, provokimet nga Koreja e Veriut janë intensifikuar.