Rusia po shqyrton heqjen e kufijve të moshës për shërbimin ushtarak
Foto: AP
Duma ruse do të shqyrtojë heqjen e të gjithë kufijve të moshës të vendosur për shërbimin kontraktual në ushtri.
Lëvizja mund të nënkuptojë se rusët e moshës mbi 40 vjeç do të jenë në gjendje të regjistrohen në ushtri, thuhet në faqen e internetit të Dumës së Shtetit, raporton Sky News të premten.
Të huajt mbi 30 vjeç do të lejohen gjithashtu të bashkohen me forcat e armatosura të vendit. Për përdorimin e armëve me precizitet të lartë, funksionimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nevojiten specialistë shumë profesionistë”, thuhet në faqen e internetit të Dumës. Përvoja tregon se të tillë bëhen në moshën 40 - 45 vjeçare.