Presidenti amerikan, Joe Biden hapi të premten udhëtimin e tij në Azi duke nënvizuar mungesën e çipave kompjuterikë që ka tronditur ekonominë botërore, teksa ka vizituar një fabrikë të çipave kompjuterikë “Samsung” që do të shërbejë si model për një fabrikë gjysmëpërçuese prej 17 miliardë dollarësh që kompania koreane e elektronikës planifikon ta hapë në Teksas.
Vizita e Samsungut ishte një nga prioritetet kryesore të brendshme të Bidenit, raporton Associated Press.
Një mungesë gjysmëpërçuese vitin e kaluar dëmtoi disponueshmërinë e veturave, pajisjeve të kuzhinës dhe mallrave të tjera, duke shkaktuar inflacion më të lartë në mbarë botën dhe duke gjymtuar miratimin publik të Biden në mesin e votuesve amerikanë.
Biden do të përballet me një sërë çështjesh të politikës së jashtme gjatë një vizite pesë-ditore në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Bidenin në fabrikë në Korenë e Jugut e përshëndeti presidenti i ri i vendit, Yoon Suk Yeol dhe nënkryetari i Samsung Electronics, Lee Jae-yong.
Yoon u bë president pak më shumë se një javë më parë. Ai bëri fushatë për marrjen e një qëndrimi më të ashpër kundër Koresë së Veriut dhe forcimin e aleancës 70-vjeçare me SHBA-në.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.