Botë

Zvicra neutrale, sherri i Rusisë, po i afrohet NATO-s

Afrimi ndaj aleancës do të shënonte largimin nga tradita e ruajtur me kujdes për të mos mbajtur anë, për të cilën mbështetësit e saj thonë se e ndihmoi Zvicrën të përparonte në mënyrë paqësore dhe të ruante rol të veçantë si ndërmjetës, përfshirë edhe gjatë përplasjes së Perëndimit me Bashkimin Sovjetik

Statusi neutral i Zvicrës gati po përballet me sfidën më të madhe në dekada, me Ministrinë e Mbrojtjes duke u afruar më pranë fuqive ushtarake perëndimore si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

 

Kombi zviceran nuk ka marrë pjesë në ndonjë luftë mbarëbotërore që nga viti 1815, kur miratoi neutralitetin në Kongresin e Vjenës që iu dha fund luftërave revolucionare franceze. Konflikti në Ukrainë e ka ringjallur debatin, që tani është i përqendruar në vendimet e qeverisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por për të ndaluar lejimin e rieksportit të municioneve të prodhimit zviceran në Ukrainë

Statusi neutral i Zvicrës gati po përballet me sfidën më të madhe në dekada, me Ministrinë e Mbrojtjes duke u afruar më pranë fuqive ushtarake perëndimore si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes po harton raportin mbi mundësitë e sigurisë që përfshijnë ushtrime të përbashkëta ushtarake me vendet e NATO-s, tha për “Reuters”, Paelvi Pulli, shef i politikës së sigurisë në Ministrinë zvicerane të Mbrojtjes.