Botë

Biden premton të mbrojë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

Foto: AP
 

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin, nëse Kina do ta sulmonte atë.

Në një konferencë me gazetarë në Tokio, presidenti Biden u pyet nëse Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të "përfshiheshin ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin", duke pasur parasysh se Uashingtoni nuk qe i gatshëm ta bëjë këtë pas agresionit rus në Ukrainë.