Botë

Administrata Biden konsideron dërgimin e forcave speciale për ta mbrojtur ambasadën në Kiev

 

Administrata Biden është në fazat e hershme të dërgimit të mundshëm të forcave të operacioneve speciale (SOF) në Ukrainë për misionin shumë të kufizuar, për të ndihmuar në ruajtjen e Ambasadës së SHBA-së në Kiev, sipas disa zyrtarëve amerikanë. Ideja e përdorimit të SOF-it është në faza shumë paraprake dhe ende nuk i është paraqitur presidentit Joe Biden për një vendim, thanë burimet.

Ambasada u rihap javën e kaluar pasi ishte mbyllur për rreth tre muaj.