Botë

Forca mbrojtëse e Zelandës do të trajnojë ushtarët ukrainas

 

Zelanda e Re do të dërgojë një numër të vogël trupash nga forcat e saj mbrojtëse në Mbretërinë e Bashkuar për të trajnuar ushtarët ukrainas në përdorimin e armëve të artilerisë në terren, njoftoi qeveria të hënën.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se 30 anëtarë të personelit do të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të korrikut për të trajnuar forcat ukrainase në përdorimin e armëve L119 105 mm.