Botë

Shembet ndërtesa dhjetëkatëshe në Iran, raportohet për 5 të vdekur e dhjetëra të zhdukur

Ndertesa dhjetekateshe e shembur ne Iran
TASNIM NEWS/AFP
 

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë dyshohet se gjenden nën rrënoja, pasi një ndërtesë e papërfunduar është shembur në jugperëndim të Iranit, raporton BBC.

Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane ka njoftuar se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar së paku 80 persona që dyshohet se gjenden nën rrënoja të një ndërtese 10-katërshe në Abadan.