Botë

Iraku mbyll shkollat e aeroportet shkaku i stuhisë “portokalli”

 

Njerëzit u larguan nga rrugët e Bagdadit gjatë ditës pasi stuhia masive e rërës goditi kryeqytetin irakian dhe disa provinca të tjera në vend. Një petk i trashë pluhuri mbuloi rrugët dhe ndërtesat në Bagdad.

Shoferët ndezën dritat e makinave për të parë rrugën gjatë stuhisë së fundit të rërës që përfshiu vendin. Autoritetet kanë shpallur ditë pushimi në shkolla dhe universitete, derisa janë mbyllur edhe aeroportet në Bagdad dhe provincat jugore.