Botë

Vritet roja e Ambasadës së Katarit në kryeqytetin francez

 

Kanë filluar hetimet për zbardhjen e vrasjes së rojës së Ambasadës së Katarit në Paris. Një i dyshuar tashmë është arrestuar, ka njoftuar zyra e prokurorit. Rrethanat e vrasjes, përfshirë metodën e përdorur, nuk janë bërë menjëherë të qarta.

Prokuroria tha se “për momentin nuk konfirmohet përdorimi i armës”. Shtypi francez raporton se roja u vra rreth orës 7 të mëngjesit jashtë ambasadës në distriktin e 8-të të Parisit. Raportohet se viktima ishte rrahur për vdekje.