Botë

Mbi 1.4 milionë ukrainas janë deportuar në Rusi

Refugjate ukrainas
Foto: AP
 

Rusia dhunshëm ka dërguar 1.4 milionë ukrainas në territorin e saj, ka thënë Institucioni i Avokatit të Popullit në Ukrainë, raporton BBC.

Avokatja e Popullit, Lyudmyla Denisova, ka shtuar se ka dëshmi bindëse se Rusia kishte përgatitur deportimin më herët dhe pritet të dëbojë afro 2 milionë ukrainas.