Botë

Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë: BE-ja pritet t’i vendosë embargo naftës ruse

 

Ministri i Ekonomisë në Gjermani, Robert Habeck ka thënë se Bashkimi Evropian me shumë gjasë do të pajtohet që t’i vendoset një embargo naftës ruse brenda pak ditësh.

Habeck ka paralajmëruar se vendosja e embargos nuk do ta dobësojë menjëherë Kremlinin, pasi rritja e çmimeve po i mundëson atij të grumbullojë më shumë të ardhura duke shitur vëllime më të ulëta të naftës, shkruan BBC.