Botë

Në Korenë e Veriut gati tre milionë raste me "ethe e temperaturë"

Foto: AP
 

Autoritetet verikoreane kanë raportuar të martën një total prej gati tre milionë njerëzve “me ethe dhe temperaturë”, duke konfirmuar përhapjen e atij që duket se është koronavirus.

Shifrat e fundit vijnë pasi autoritetet në Phenian kanë regjistruar më shumë se 134,510 raste të reja të hënën, sipas raportimeve të medias shtetërore, e cila ka cituar autoritetet për parandalim të pandemisë.