Botë

Ukraina kërkon nga shtetet e tjera që të mos blejnë grurë të vjedhur nga Rusia

Foto: AP
 

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se Rusia po e vjedh grurin ukrainas dhe po e dërgon jashtë shtetit për ta shitur.

Përmes një postimi në Twitter, Kuleba u ka bërë thirrje vendeve që të jenë vigjilente dhe të refuzojnë blerjen e grurit të vjedhur.