Botë

Suedia rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër COVID-19 për disa kategori

Foto: Ilustrim
 

Suedia është duke rekomanduar dozën e pestë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit që rrezikojnë të sëmurën rëndë, duke përfshirë këtu gratë shtatzëna dhe banorët mbi moshën 65-vjeçare, kanë thënë autoritetet të martën, duke shtuar që shteti “duhet të jetë i përgatitur për një rritje të numrit të infektimeve në vjeshtë dhe dimër”.

“Vaksina është mjeti ynë më i fuqishëm për të parandaluar sëmurjen e rëndë dhe vdekjet”, ka thënë ministrja suedeze për Çështje Sociale, Lena Hallengren, duke shtuar se pandemia nuk ka përfunduar.