Botë

Von der Leyen: Ukraina e ka vendin në familjen evropiane

Foto: AP
 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar nga liderët që “të sigurojnë fort Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, gjatë fjalimit të saj të martën në Forumin Botëror Ekonomik, ku po flitet për krizën në Ukrainë.

“Ukraina e ka vendin në familjen evropiane. Ukrainasit po qëndrojnë përballë dhunës brutale. Ata po qëndrojnë për lirinë e tyre por gjithashtu për vlerat tona dhe humanitetin. Në jemi me ta dhe mendoj se ky është një moment përcaktues për të gjitha demokracitë në të gjithë botën”, ka thënë von der Leyen, bëri të ditur Sky News të martën.