Botë

Policia holandeze arreston të dyshuarin si pjesëtar i milicisë pro-qeveritare siriane

 

Policia holandeze arrestoi një burrë 34-vjeçar të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit si pjesëtar i një milicie pro-qeveritare, jo-shiite, njoftoi të martën Shërbimi i prokurorisë publike.

Burri, emri i të cilit nuk u bë i ditur, jetonte në Holandë që nga viti 2020 dhe kishte aplikuar për azil, shkruan Reuters.