Gjërat pritet të përkeqësohen në muajt e ardhshëm. Banka e Anglisë ka paralajmëruar "goditje shumë reale të të ardhurave", të shkaktuar nga çmimet e energjisë dhe rritje "apokaliptike" të çmimeve të ushqimeve, për shkak të luftës në Ukrainë (Foto: AP)
Për shumë familje në vështirësi, të moshuar e të pastrehë, qendra ushqimore e Michelle Donnellyt në Londrën lindore është kthyer në mjet shpëtimi. Që kur pandemia COVID-19 goditi Britaninë, ajo ka mbledhur sende ushqimore të tepërta nga supermarketet dhe ua shpërndan njerëzve që nuk kanë mundësi të blejnë ushqim.
Premium
Ndërsa kërcënimi i virusit është zbehur, nevoja për banka ushqimore në Britani është rritur. Faturat e larta të energjisë dhe ushqimit po i shtyjnë miliona njerëz në vështirësi të mëdha financiare Bankat e ushqimit dhe grupet e komunitetit si qendra e Donnellyt në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk kanë mjaftueshëm për të ushqyer numrin në rritje të njerëzve të dëshpëruar që trokasin në dyert e tyre
Për shumë familje në vështirësi, të moshuar e të pastrehë, qendra ushqimore e Michelle Donnellyt në Londrën lindore është kthyer në mjet shpëtimi. Që kur pandemia COVID-19 goditi Britaninë, ajo ka mbledhur sende ushqimore të tepërta nga supermarketet dhe ua shpërndan njerëzve që nuk kanë mundësi të blejnë ushqim.
Ndërsa kërcënimi i virusit është zbehur, nevoja për banka ushqimore në Britani është rritur. Faturat e larta të energjisë dhe ushqimit po i shtyjnë miliona njerëz në vështirësi të mëdha financiare, dhe bankat e ushqimit dhe grupet e komunitetit si ajo e Donnellyt në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk kanë mjaftueshëm për të ushqyer numrin në rritje të njerëzve të dëshpëruar që trokasin në dyert e tyre.
Pabarazi e madhe
“Ne po luftojmë ashtu siç është, por për momentin jemi si në një tenxhere me presion. Po i mbani njerëzit në panik", tha Donnelly. “Dikur mund të vraponim deri në orën 16:00, por tani nga ora 2:30 i gjithë ushqimi ka mbaruar”.
Donnelly ofron ushqime dhe vakte të nxehta falas çdo javë për disa dhjetëra banorë në Hackney, lagje e Londrës me shkallë të lartë pabarazie: pothuajse gjysma e të gjithë fëmijëve atje janë në varfëri. Që nga dimri, të paktën 30 deri në 40 njerëz të rinj janë referuar tek ajo.
Kostoja e ushqimit dhe e karburantit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, me inflacionin që arriti në 9% në prill - më i larti në 40 vjet. Në të njëjtin muaj, miliona familje panë se faturat e tyre vjetore të energjisë u rritën me 54%, duke arritur 863 dollarë në vit mesatarisht për çdo familje. Një tjetër rritje e çmimit të energjisë pritet në tetor, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë dhe kërkesa në rritje pas pandemisë ndikon në ngritjen e çmimeve të naftës dhe gazit natyror.
Bizneseve të ushqimit u është dashur ta bartin koston më të lartë tek blerësit, të cilët tashmë kanë më pak në xhepat e tyre, sepse pagesa nuk po arrin të përballojë rritjen e çmimeve. Ata me të ardhura të ulëta dhe të varur nga mirëqenia e shtetit janë goditur më rëndë. Në tetor, Qeveria e Britanisë ndaloi së paguari një pagesë shtesë prej 25 dollarësh në javë, që u prezantua gjatë pandemisë.
“Të gjitha organizatat tona po na drejtohen duke thënë: ‘Ne kemi nevojë për më shumë ushqim’, më shumë familje po na afrohen. Njerëzit që po shohim kanë edhe më pak për të përballuar jetesën”, ka thënë Rachel Ledwith, drejtuese e komunitetit në “Felix Project”, një organizatë bamirëse që rishpërndan gjëra ushqimore të tepërta
Ndikimi i inflacionit
Edhe pjesët e tjera të botës po përballen me vështirësi, pasi inflacioni e bën të veten gjithandej. Evropa ka shënuar rritje të çmimeve të konsumit, duke shkaktuar tronditje në dyqanet ushqimore. Në SHBA, bankat e ushqimit thonë se rritja e çmimeve të ushqimit dhe gazit dhe inflacioni i përgjithshëm po intensifikojnë kërkesën për mbështetjen e tyre, ndërsa kostot e punës dhe shpërndarjes së tyre po rriten dhe donacionet po ngadalësohen.
"Unë mendoj se të veten po e bën mënyra se si po jetojmë. Por nuk duhet të ndryshojë gjendja në mënyrë drastike", tha Dave Anderson, një nga frekuentuesit e rregullt të Donnellyt.
62-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të punojë apo të kujdeset për veten e tij që kur i është nënshtruar një operacioni në zemër dhe ka mbetur pa energji elektrike apo gaz në shtëpi derisa vullnetarët e gjetën. 145 dollarët e përfitimeve që ai merr çdo dy javë nuk ia mbulojnë shpenzimet.
“Unë as nuk i kam parë faturat e mia, sepse mendoj se do të të ulesha dhe do të qaja”, tha 62-vjeçari. “Nuk e kuptoj pse politikanët po e lejojnë këtë të ndodhë”.
Gjërat pritet të përkeqësohen në muajt e ardhshëm. Banka e Anglisë parashikon se inflacioni mund të arrijë 10% deri në vjeshtë dhe guvernatori i saj, Andrew Bailey, ka paralajmëruar për një "goditje shumë reale të të ardhurave" të shkaktuar nga çmimet e energjisë dhe rritje "apokaliptike" të çmimeve të ushqimeve për shkak të luftës në Ukrainë.
“Na duhet më shumë ushqim”
Një raport i fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se Mbretëria e Bashkuar pritet të jetë ekonomia me rritjen më të ngadaltë nga grupi i shtatë demokracive kryesore në vitin 2023, pasi lufta frenon rimëkëmbjen ekonomike globale nga pandemia.
“Të gjitha organizatat tona po na drejtohen duke thënë: ‘Ne kemi nevojë për më shumë ushqim’, më shumë familje po na afrohen. Njerëzit që po shohim kanë edhe më pak për të përballuar jetesën”, ka thënë Rachel Ledwith, drejtuese e komunitetit në “Felix Project”, një organizatë bamirëse që rishpërndan sende ushqimore të tepërta nga industria ushqimore në rreth 1000 bamirësi dhe shkolla në të gjithë Londrën.
Ajo dorëzoi pako të mjaftueshme për të bërë 30 milionë vakte vitin e kaluar, dhe kuzhina e saj prodhon mijëra vakte – si supë brokoli nga kërcellet – çdo ditë. Por kjo nuk i mbulon as për së afërmi nevojat.
"Unë mendoj se ne po shohim midis 25% dhe 50% rritje të kërkesës - kështu që nëse një organizatë po mbështet 50 njerëz, ata tani po shohin afro 75", tha Ledwith. “Është një presion i vërtetë – ka ende një sasi të madhe nevoje atje në Londër. Ne kemi ende një listë pritjeje prej disa qindra organizatash që kanë kërkuar ushqim që ne nuk e kemi ende aftësinë për të marrë më shumë përsipër”.
Gjendje e ngjashme gjithandej
Pamja është e ngjashme në të gjithë Britaninë.
Trussell Trust, i cili drejton më shumë se gjysmën e të gjitha bankave ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar, tha se dimri i kaluar ishte më i ngarkuari, hiç vitin 2020 – kulmi i pandemisë. Organizata bamirëse tha se bankat e saj ushqimore ofruan më shumë se 2.1 milionë pako ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar në vitin e kaluar, 14% më shumë se e njëjta periudhë në 2019-n. Nga këto, 830.000 ishin për fëmijë.
Fondacioni i Ushqimit, një tjetër organizatë bamirëse, njoftoi se një studim i kohëve të fundit tregoi se rreth një në shtatë të rritur thanë se ata ose dikush me të cilin jetojnë kanë anashkaluar vaktet, kanë ngrënë pjesë më të vogla ose kanë mbetur të uritur gjatë gjithë ditës, sepse nuk mund të përballonin ushqimin.
"Situata po kthehet me shpejtësi nga një krizë ekonomike në një krizë shëndetësore”, tha Anne Taylor, drejtoresha e bamirësisë. “Qeveria duhet ta kuptojë se anija po fundoset për shumë familje dhe ajo duhet të riparohet. Shpëtimi me paketa ushqimore emergjente nuk do të funksionojë”.
Qeveria konservatore e kryeministrit Boris Johnson është kritikuar ashpër se nuk ka bërë sa duhet. Pavarësisht nga kriza e kostos së jetesës që dominon debatet politike dhe zgjedhjet e fundit lokale, Qeveria nuk ka paraqitur ndonjë masë të re mbështetëse në agjendën e saj vjetore legjislative.
Donnelly ka frikë se kriza do të fillojë me të vërtetë të lërë shenjë kur fëmijët nuk mund të kenë ushqim falas gjatë pushimit të verës dhe më vonë në vjeshtë.
“Çfarë ndodh në pushimet verore, kur keni pesë fëmijë që bërtasin në shtëpi? Ju nuk mund të përballoni t'i ushqeni gjithsesi, kështu që çfarë do të bëni kur të ndalen gazi dhe rryma, dhe nuk keni ushqim?” – tha ajo. "Ajo është periudha kur mendoj se ne do të shohim kulmin”.