Shkon në 16 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në shkollën fillore në Teksas

Shkon në 16 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në shkollën fillore në Teksas
Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore Robb të Teksasit gjatë mesditës të së martës.
Në mesin e të vdekurve janë 14 nxënës, një mësues dhe vetë dorasi, ka bërë të ditur Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, raportoi CNN-i.
Personi i cili e shkaktoi këtë sulm është Salvador Ramos, një 18-vjeçar nga Uvalde, ka njoftuar më tej Abbott.
"Besohet se ai e braktisi automjetin e tij dhe hyri në shkollën fillore Robb në Uvalde me një pistoletë dhe mund të ketë pasur gjithashtu një pushkë, por kjo nuk është ende e konfirmuar sipas raportit tim më të fundit," tha ai.
Distrikti shkollor i Pavarur i Konsoliduar i Uvaldes në Teksas ka njoftuar për anulimin e të gjitha aktiviteteve shkollore pas të shtënave të 24 majit që rezultuan me vdekje të shumta në shkollën Robb.
"Të gjitha aktivitetet e distriktit dhe kampusit, programet pas shkollës dhe ngjarjet janë anuluar," shkroi distrikti në Twitter.
Nga Spitali i Universitetit i San Diegos është thënë se në gjendje kritike janë një grua 66-vjeçare dhe një vajzë 10-vjeçare.
Fëmijët e vrarë janë të moshave nga 7 deri 10 vjet.
Bideni pritet të flasë për vrasjet në shkollën fillore në Teksas
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është informuar për të shtënat në shkollën fillore Robb në Teksas, për çka edhe do të flasë gjatë mbrëmjes, ka thënë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
“Presidenti Biden është informuar për lajmet e tmerrshme të të shtënave në shkollën fillore në Teksas dhe do të vazhdojë të informohet rregullisht kur informacioni bëhet i disponueshëm”, ka shkruar ajo në Twitter, raportoi CNN-i.
Ajo më tej ka shtuar se Bideni po lutet për familjet e prekura nga kjo ngjarje.
“Lutjet e tij janë me familjet e prekura nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe ai do të flasë këtë mbrëmje kur të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar Jean-Pierre.
Dy të vrarë dhe 14 të plagosur në një shkollë fillore në Teksas
Dy persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur të martën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas.
Për këtë sulm vdekjeprurës, ku të përfshirë ka edhe studentë, një person është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:17, ka njoftuar Departamenti i Policisë së Uvaldes, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje që nga ora 13:06 pasdite me orën lokale, raportoi CNN-i.
Spitali i këtij vendi priti 13 fëmijë, të cilët po trajtoheshin për lëndime të ndryshme.
Për më tepër, dy pacientë kanë vdekur në mbërritje, derisa nuk është bërë e ditur mosha e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

BE-ja i bën thirrje Maqedonisë së Veriut ta mbështesë propozimin francez

Kryediplomatët e G20-s mblidhen këtë javë, Blinken do ta takojë ministrin kinez, por jo edhe atë rus

Talebanët zhvarrosin pas 20 vjetësh veturën e ish-liderit që iu fsheh amerikanëve

I burgosuri kërkon t’i shtyhet ekzekutimi deri kur t'ia dhurojë veshkën dikujt

Turqia zë anijen ruse me drithin “e vjedhur” ukrainas

I dyshuari e planifikoi sulmin në Chicago për javë të tëra

SHBA-ja kërkon fokusim në nevojat “urgjente” të Ukrainës

Kush janë “terroristët” që po i kërkon Turqia

Hill: SHBA-së nuk i takon që t’i tregojë BE-së se kush duhet të jetë anëtar i saj

12 anëtarë të një grupi fetar arrestohen për vdekjen e një 8-vjeçareje në Australi

Lideri i ri i Hong-Kongut shpenzon 1.1 milionë dollarë në fushatën ku ishte kandidat i vetëm
