Botë

Zelensky: Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë

 

Në orët e fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur situatën në rajonin lindor të Donbasit “jashtëzakonisht të vështirë” dhe argumentoi se furnizimi i rregullt me armë në Ukrainë ishte strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.

Zelensky tha se “forca e plotë e ushtrisë ruse u hodh për të sulmuar Donbasin. Në Lyman, Popasna, Severodonetsk, Slovyansk, pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka, shkruan BBC të mërkurën.