Botë

Suedia dhe Finlanda përpiqen ta bindin Turqinë për aplikimin e tyre në NATO

 

Përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës po takojnë sot zyrtarët turq për bisedime rreth aplikimeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n.

Të dyja vendet paraqiten ofertat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Së pari, këto vende kanë nevojë për mbështetjen e 30 anëtarëve të NATO-s.