Botë

Duterte-Putinit: Unë vras kriminelët, jo fëmijët dhe të moshuarit

 

Presidenti në largim i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kritikuar presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke theksuar se edhe pse ata të dy quheshin vrasës, "unë vras kriminelë, jo fëmijë dhe të moshuar", shkruan Sky News.

Duterte, i cili e quan hapur Putinin idhullin dhe mikun e tij, e qortoi për herë të parë për pushtimin rus të Ukrainës. Ai po ashtu fajësoi luftën tremujore për rritjen e çmimeve globale të naftës që ka goditur shumë vende, përfshirë Filipinet.