Botë

Kërkohet drejtor për një shkollë me katër nxënës në Britani

 

Banorët e ishullit në Foula, një nga ishujt më të largët të banuar të Britanisë, po kërkojnë një drejtor në shkollën e tyre të vogël fillore, me një regjistër prej vetëm katër nxënësve dhe një fëmijë tjetër në çerdhen e saj, shkruan The Guardian. 

Foula, një ishull me një popullsi të përhershme prej 28 personash, njihet si vendi më i izoluar dhe më i ekspozuar i banuar në Britani.