Botë

Vuçiqi i prerë: Serbia nuk do t’i vërë sanksione Rusisë

Foto: Reuters
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për marrëdhëniet e vendit të tij me Rusinë dhe ka qartësuar si asnjë herë deri më tash, nëse vendi i tij do t’i vë sanksione Moskës zyrtare për agresionin që po e kryen në Ukrainë.

Vuçiqi tha se tash për tash nuk ekziston mundësia që t’i vihen sanksione Rusisë, raporton "B92" të mërkurën, transmeton KOHA.