Botë

Ekspertët akuzojnë Rusinë për nxitje të gjenocidit

Raporti ligjor, i nënshkruar nga më shumë se 30 njohës dhe ekspertë të gjenocidit, u publikua të premten. Me këtë raport, ekspertët kanë akuzuar shtetin rus për shkeljen e disa neneve të Konventës për Gjenocid të Kombeve të Bashkuara
 

Në një prej pjesëve më të rënda të raportit, grupi bën krahasime direkte me masakrën e Srebrenicës të vitit 1995. I bën thirrje botës që të veprojë para se të jetë shumë vonë. “Detajet e vrasjeve masive të më shumë se 7 mijë boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë u shfaqën kur ishte shumë vonë për të parandaluar gjenocidin që ndodhi brenda ditësh. Në vitin 2022, kemi kapacitetet për t’i zbuluar me saktësi këto krime dhe të reagojmë siç duhet”

Veprimet e Rusisë në Ukrainë ofrojnë prova të mjaftueshme për të vlerësuar se Moska ka kryer gjenocid me qëllim që të shfarosë ukrainasit, thuhet në raportin e parë të pavarur ndaj akuzave për gjenocid në Ukrainë.

Raporti ligjor, i nënshkruar nga më shumë se 30 njohës dhe ekspertë të gjenocidit, u publikua të premten. Me këtë raport, ekspertët kanë akuzuar shtetin rus për shkeljen e disa neneve të Konventës për Gjenocid të Kombeve të Bashkuara. Ky raport ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e madh nga gjenocidi në Ukrainë. Ekspertët kanë mbështetur akuzat me një listë të gjatë të shembujve të vrasjeve masive të civilëve, dëbimit të ukrainasve dhe retorikën anti-Ukrainë të përdorur nga zyrtarët rusë.