Botë

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruajnë marrëveshje historike

 

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan të martën një marrëveshje të tregtisë së lirë, e para e këtij lloji që Izraeli ka lidhur me një vend arab, shkruan ABC News.

Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në vitin 2020, e para nga të ashtuquajturat Marrëveshje të Abrahamit që Izraeli i arriti me katër kombe arabe. Që atëherë, të dy vendet kanë rritur bashkëpunimin në një sërë sektorësh ekonomikë.