Botë

Me dërgimin e raketave Ukrainës, Bideni i hedh “zjarrit benzinë”

Në këtë fotografi të 23 majit 2011, një kamion lanson sistemin e raketave të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) të prodhuar nga Lockheed Martin, gjatë stërvitjes luftarake në SHBA. Këso raketash me rreze të mesme veprimi do t’i dërgohen Ukrainës
 

Një zyrtar vuri në dukje se sistemet e avancuara të raketave do t'u japin forcave ukrainase saktësi më të madhe në shënjestrimin e aseteve ruse brenda Ukrainës. Bideni ka thënë se raketat do t’i krijojnë avantazh Ukrainës në negociatat eventuale me përfaqësuesit e presidentit rus Vladimir Putin

Vendet perëndimore kanë premtuar më shumë armë të avancuara për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa trupat po luftojnë ofensivën e madhe ruse në lindje.

Gjermania tha të mërkurën se do ta furnizojë Ukrainën me raketa moderne antiajrore dhe sisteme radari dhe SHBA-ja do të dërgojë sisteme raketash të teknologjisë së lartë dhe me rreze të mesme.