Botë

Policia italiane sekuestron mbi 4 tonë kokainë me prejardhje nga Kolumbia

 

Policia italiane ka sekuestruar 4.3 tonë kokainë, me vlerë 240 milionë euro, duke goditur kështu kartelin kolumbian të drogës “Clan del Golfo”, kanë bërë të ditur hulumtuesit të martën.

Sipas policisë italiane, ky është një prej sekuestrimeve më të mëdha të drogës në Evropë dhe ka ardhur si rezultat i një hetimi ndërkombëtar, që rezultoi me lëshimin e urdhërarresteve për 38 persona në gjashtë shtete: Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Holandë dhe Kolumbi, njoftoi Reuters të martën, transmeton Koha.net.