Botë

“Karvani i vdekjes” në Mariupol

Sipas ndihmësit të kryetarit të bashkisë në qytetin e Mariupolit, i kontrolluar nga Rusia, shumë ndërtesa në qytet përmbajnë nga 50 deri në 100 trupa të vdekurish

Humbja njerëzore e luftës në Ukrainë u rrit teksa punëtorët nxorën deri në 100 trupa nga secila ndërtesë e rrënuar në qytetin e shpartalluar të Mariupolit – përpjekje e tmerrshme që një zyrtar e përshkroi si “karvani i pafundmë i vdekjes”.

 

Në aplikacionin Telegram, Petro Andryushchenko ka bërë të ditur se trupat po dërgohen në “karvanin e pafund të vdekjeve”, në morg, deponi e vende të tjera. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 21 mijë civilë u vranë gjatë rrethimit njëjavor rus.

Humbja njerëzore e luftës në Ukrainë u rrit teksa punëtorët nxorën deri në 100 trupa nga secila ndërtesë e rrënuar në qytetin e shpartalluar të Mariupolit – përpjekje e tmerrshme që një zyrtar e përshkroi si “karvani i pafundmë i vdekjes”.

Ndërkohë, frika e krizës globale ushqimore u përshkallëzua për shkak të paaftësisë së Ukrainës për të eksportuar miliona tonë drithë përmes porteve të bllokuara.