Botë

SIPRI: Fuqitë botërore drejt forcimit të arsenaleve bërthamore

Testimi i një rakete balistike ndërkontinentale nga Rusia në dhjetor të vitit 2020 (Foto: AP)
 

Nëntë shtetet që kanë armë bërthamore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, ka të ngjarë që të rrisin dhe modernizojnë arsenalin e tyre të kokave bërthamore dhe të jenë më të zëshme për këtë çështje në dekadën e ardhshme, thuhet në një studim, teksa theksohet se kjo gjë shihet si “trend shqetësues”.

Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) me seli në Stokholm, tha në raportin vjetor për vitin 2022, të publikuar më 13 qershor, se pavarësisht një rënieje margjinale të numrit të kokave bërthamore vitin e kaluar, arsenalet pritet të rriten gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm.