Botë

Raportuesi i PE-së: Serbia të zgjedhë mes BE-së e Putinit

 

Raportuesi i Parlamentit Evropian për dialogun me Moskën dhe ish-kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius, ka deklaruar se Serbia duhet të bëjë një zgjedhje në politikën e saj të jashtme.

"Ose të vazhdojë marrëdhëniet e saj me regjimin e Putinit, të cilin shumë e quajnë fashist ose Serbia të lëvizë në drejtimin e politikës së Bashkimit Evropian, që të mbështetet Ukraina, që të kundërshtohet regjimi i Putinit dhe për të parë mundësinë e një Rusie tjetër pas tij", tha Kubilius për N1.