Botë

Pakistanezëve u kërkohet të pinë më pak çaj mes krizës ekonomike

 

Njerëzve të Pakistanit u është kërkuar të pinë më pak çaj për të mbajtur ekonominë në këmbë. Importuesi më i madh në botë i çajit po përballet me inflacion në rritje, ndërsa monedha e tyre rupi po zhvlerësohet me shpejtësi, shkruan CNN.

Ministri Federal i Planifikimit dhe Zhvillimit të vendit, Ahsan Iqbal, u tha gazetarëve se pakistanezët mund të reduktojnë konsumin e çajit me "një ose dy filxhanë" në ditë, pasi importet po ngarkojnë qeverinë.