Botë

“Non-paperi” francez shtyn përpara idenë e Macronit për Ukrainën e Ballkanin Perëndimor

 

Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë – por jo edhe të miratojnë – një propozim francez për “Komunitetin Politik Evropian”, të cilin presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dha si ide fillimisht në maj, si opsion të anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Diskutimi do të zhvillohet gjatë samitit të Këshillit Evropian javën e ardhshme, sipas një dokumenti të siguruar nga “Politico” të mërkurën.