Botë

Sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë

Zgjedhjet parlamentare ne France
 

Nuk kanë kaluar as dy muaj që kur Emmanuel Macron fitoi bindshëm edhe një mandat si president i Francës, por ai të dielën (sot) shpreson në një rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare në mënyrë që të mos pengohet në realizimin e reformave të planifikuara.

Në Francë sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, për të vendosur se kush do ta kontrollojë Parlamentin e Francës, raporton BBC.