Botë

Kriza po ua ndryshon njerëzve mënyrën e jetesës

Vendimet në të gjithë ekonominë e botës janë po aq të ndryshme sa konsumatorët dhe vetë vendet: Ecni më shumë; Hiqjani pluhurin biçikletës; udhëtoni me metro, tren ose autobus

Në një pikë karburanti pranë aeroportit të Këlnit në Gjermani, Bernd Mueller shikon shifrat në pompën e derivateve. Numrat po tregojnë se edhe benzina ​​po ngrihet gjithashtu.

 

Në të gjithë globin, shoferë si Mueller po rimendojnë shprehitë e tyre dhe financat personale shkaku i çmimeve të larta të benzinës dhe naftës, të nxitura nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe rikthimi global nga pandemia COVID-19. Çmimet e energjisë janë shtytësi kryesor i inflacionit që po rritet në mbarë botën dhe që e bën koston e jetesës më të shtrenjtë

Në një pikë karburanti pranë aeroportit të Këlnit në Gjermani, Bernd Mueller shikon shifrat në pompën e derivateve. Numrat po tregojnë se edhe benzina ​​po ngrihet gjithashtu.

"Unë do ta heq makinën në tetor ose nëntor”, tha Mueller, 80 vjeç. "Unë jam në pension dhe pastaj është çështja e benzinës ​​dhe të gjitha këto. Në një moment, ju duhet të tërhiqeni”.