Botë

“Heronjtë”, që iu kundërvunë Trumpit, u përballën me kërcënime

Zyrtarët në Michigan, Pensilvani dhe shtete të tjera treguan histori të ngjashme për përhapjen publike të numrave të tyre të celularëve dhe adresave të shtëpisë pasi ata refuzuan kërkesat e Trumpit
 

Seanca dëgjimore u përshkua gjatë gjithë kohës me rrëfimet e sulmeve personale me të cilat u përballën zyrtarët shtetërorë dhe lokalë. Kryetari i Dhomës Republikane të Arizonës, Rusty Bowers, tha se iu nënshtrua një fushate shpifjeje publike duke përfshirë protesta të pamëshirshme para shtëpisë së tij dhe kërcënimin nga një burrë me pistoletë që përqeshte familjen dhe fqinjët e tij

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve i 6 Janarit dëgjoi dëshminë rrëqethëse dhe me përlotje dëshmitarësh të martën për presionin e pamëshirshëm të Donald Trumpit për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Dëshmitarët thanë se u përballën me kërcënime të përhapura për sulmin ndaj "shtyllës kurrizore të demokracisë sonë". Me kërcënime u përballën edhe punonjësit e zgjedhjeve dhe zyrtarët lokalë që kundërshtuan kërkesat e presidentit të mposhtur, pavarësisht nga rreziqet personale.

Ndërmjet dy zjarreve