Botë

21-vjeçarja meksikane vritet nga burri i saj 79-vjeçar

 

Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City, njoftuan autoritetet lokale të shtunën, shkruan DailyMail.

Yrma Lydia, 21 vjeç, e cila sapo kishte filluar karrierën e saj në muzikë, u qëllua të enjten mbrëma në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, kur u sulmua nga partneri i saj, 79-vjeçari Jesus Herandez Alcocer.