Botë

Vaksinat kundër Covid-19 shpëtuan më shumë se 20 milionë jetë

 

Vaksinat kundër Covid-19 llogaritet se kanë parandaluar vdekjen e më shumë se 20 milionë njerëzve në mbarë botën. Llogaritjet janë bazuar në 12 muajt e parë të vaksinimit.

Londër, 26 qershor (AP) - Është tetë dhjetori i vitit 2020 dhe britanikja Margaret Keenan u bë personi i parë në botë që mori vaksinën kundër koronavirusit. Momentet e vaksinimit me dozën Pfizer/BioNTech nga një spital në Angli u përhapën në krejt botën. Ishte moment vendimtar në betejën kundër pandemisë, duke ngritur shpresën se së paku mjekët mund të kontrollojnë më të keqen e pandemisë.

Menjëherë në muajin janar, u krijua vaksina AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit. Pasuan vaksinat kineze dhe ajo ruse Sputnik V.