Botë

Dhjetëra të arrestuar në Paradën e Krenarisë në Stamboll

 

Dhjetëra persona janë arrestuar të dielën në Stamboll, pasi autoritetet turke ndaluan Paradën e Krenarisë. Parada e komunitetit LGBTQ është ndaluar që prej vitit 2015, mirëpo çdo vit grupe të shoqërisë civile mblidhen për ta shënuar fundin e Muajit të Krenarisë.

Kaos GL, grup i njohur i LGBTQ-së në Turqi, ka njoftuar se pak para fillimit të marshimit 52 persona ishin arrestuar. Komiteti i Javës së Krenarisë LGBTQ, më vonë bëri të ditur se më shumë se 100 persona ishin arrestuar.