Botë

Rrjedhje e gazit helmues në Jordani, 11 të vdekur e qindra të lënduar

 

Një rrjedhje e gazit toksik klorin në portin e Jordanisë, Aqaba, ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe janë lënduar 250 tjerë, njoftojnë mediumet shtetërore jordaneze të hënën.

Autoritetet kanë raportuar se një kontejner që përmbante materiale kimike ra derisa po transportohej. Pasojë thuhet se ishte faji i një dështimi të vinçit.