Botë

Bullgaria dëbon 70 punonjës të ambasadës ruse

Bullgaria dëbon 70 punonjës të ambasadës ruse
Foto: Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë
 

Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha të martën se i ka kërkuar Rusisë të reduktojë stafin e saj diplomatik në Bullgari dhe të tërhiqte 70 anëtarë të personelit deri më 3 korrik.

"Arsyeja e parë është reciprociteti. Së dyti, për shkak të veprimtarisë së kryer nga zyrtarët rusë, e cila u konstatua nga autoritetet kompetente bullgare si të papajtueshme me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, tha ministria në një deklaratë.