Botë

13 të vdekur nga helmimi me klor në Jordani

FOTO: AP
 

13 persona kanë vdekur dhe 250 të tjerë janë lënduar nga lirimi i gazit toksik në portin Aqaba të Jordanisë. Vinçi që po bartte disa pako me klor nga një anije, pësoi një problem teknik dhe njëra prej këtyre pakove ka rënë në tokë, duke liruar gazin helmues që la të vdekur në vend 13 persona.

Televizioni shtetëror i Jordanisë ka publikuar momentin e shpërthimit, teksa punëtorët e portit tentonin të iknin nga pluhuri helmues. Drejtoria e Sigurisë Publike, e cila fillimisht ka raportuar për rrjedhje gazi, ka bërë të ditur se autoritetet kanë bllokuar zonën pas evakuimit të të plagosurve.