Botë

Turqia heq bllokadën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

 

Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, ka konfirmuar presidenti finlandez, Sauli Niinisto, të martën, shkruan BBC.

“Progresi erdhi pasi të tria vendet nënshkruam një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, ka thënë Niinisto.