Botë

Ish-ndihmësja: Trumpi ishte në dijeni se protestuesit që u futën në Kongres ishin të armatosur

Cassidy Hutchinson
Foto: AP
 

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte qenë në dijeni se përkrahësit e tij ishin të armatosur dhe megjithatë u bëri thirrje të futen në Kongres për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve, ka thënë ish-ndihmësja e Trumpit, Cassidy Hutchinson, raporton agjencia AP.

Hutchinson duke dëshmuar në Komitetin që po e heton dhunën në Kongres që ndodhi më 6 janar të vitit të kaluar, ka thënë se Trump dhe stafi i tij i afërt e dinin për dhunën potenciale.