Botë

Johnson: Putini nuk do ta pushtonte Ukrainën nëse do të ishte grua

 

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte grua, ka pohuar kryeministri britanik Boris Johnson të mërkurën, shkruan BBC.

Johnsoni ka thënë se “pushtimi i çmendur ishte shembull i përsosur i maskulinitetit toksik" dhe ai bëri thirrje për "më shumë gra në pozitat e pushtetit".