Botë

Trashëgimia famëkeqe e Dutertes me vrasjen e përdoruesve të drogave

Kur Emily Soriaco tregon me hollësi se si djali i saj 15-vjeçar u vra bashkë me katër miq e dy banorë të tjerë teksa po festonin në një lagje të varfër të Filipineve gjashtë vjet më parë, qan nga pikëllimi e zemërimi sikur kjo masakër të kishte ndodhur dje.

 

Vetë Duterte ka mbetur i popullarizuar në bazë të sondazheve të pavarura, pavarësisht vdekjeve nga fushata e drogës dhe dobësive të tij, të cilat e bënë atë të dashur për shumë filipinas të varfër. Ndihmësit e tij shpesh kanë përmendur popullaritetin e tij të lartë për t'u marrë me kritikët dhe opozitën.

Kur Emily Soriaco tregon me hollësi se si djali i saj 15-vjeçar u vra bashkë me katër miq e dy banorë të tjerë teksa po festonin në një lagje të varfër të Filipineve gjashtë vjet më parë, qan nga pikëllimi e zemërimi sikur kjo masakër të kishte ndodhur dje.

Policia arriti në përfundim atëkohë se gjakderdhja në lagjen buzë lumit në qytetin Caloocan në metropolin e Manilës u shkaktua nga lufta e bandave të drogës. Ama, Soriano me zemërim i ka fajësuar katër oficerë policie me rroba civile dhe goditjen brutale kundër drogës të presidentit në largim, Rodrigo Duterte për vrasjet e vitit 2016.